cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Partizani – Kukësi 1-1, barazim i vlefshëm

  • May 5, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 130 Views

Partizani – Kukësi   1-1

Shënues: Shameti (autogol 46’) / Dvornekoviç 21’

Kukësi: Koliçi, Imami, Shameti (Pashaj 90+1’), Alla, Hallaçi, Zhan Karioka, Lena, Musolli, Dvornekoviç (Kale 65’), Emini (Guri 72’), Pejiç. Të gatshëm: Koci, Memini, Greca, Rangel. Trajner: E.Gjoka.

Kampion si Kukësi, pa pësuar asnjë humbje. Ekipi verior do të kujtohet ndoshta kështu, pasi barazimi i djeshëm në fushën e Partizanit e afron shumë me titullin e parë historik. Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka arriti të merrte atë që donte në “strofullin” e të kuqve, siç ka bërë në shumë ndeshje të vështira në transfertë. Ka ruajtur kreun, edhe pse me pikë të barabarta me Partizanin dhe, duke pasur parasysh kalendarin që ka, është shumë pranë trofeut të kampionit. Janë edhe 4 javë nga fundi dhe rivalin tjetër, Skënderbeun, Kukësi e pret në “Zeqir Ymeri”, ndaj dhe shanset e titullit janë të mëdha për verilindorët.

Eshtë minuta e 21-të e ndeshjes kur Dvornekoviç shënon golin e parë dhe të vetëm për Kukësin që ka vlerën e një pike shumë të rëndësishme.

\"\" \"\" \"\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.