Skuadra e Kukësit po punon fort me organizimin e tifozëve. Ndeshja ndaj Partizanit ka zënë fokusin kryesor të vëmendjes dhe ka pasur interesim të madh edhe nga kuksianët të cilët duan të ndjekin ekipin e tyre të zemrës, në sfidën finale për titullin kampion.
Shefi i Klubit Jonuz Hallaci ka pasur takime të vazhdueshme me tifozët kuksianë dhe të gjitha strukturat e klubit po i qëndrojnë afër tifozerisë verilindore. Klubi po i qëndron afër me autbousë falas dhe me bazë materiale, e cila është shpërndarë në Kukës. Ditën e premte, përvec tifozëve që janë në Tiranë, do të udhëtojnë nga qyteti i Kukësit edhe 3 autobusë.
Shefi i klubit Jonuz Hallaci jep një prononcim për sajtin e klubit të Kukësit. \”Kemi punuar fort dhe po merremi edhe me organizimin e tifozëve, pasi shohim se interesi është mjaft i madh. Shpresojmë se gjithcka do të shkojë mirë, pasi mbështetja do të jetë e madhe\”.