Skuadra e Kukësit ka nisur stërvitjen për ndeshjen ndaj Partizanit. Trajneri Ernest Gjoka ka zhvilluar një seancë stërvitore në orën 16:30, në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë. Seanca ka qenë e një karakteri fiziko-teknik dhe lojtarët e kanë përballur mjaft mirë programin e forcës së trajnerit Gjoka.
Rrumbullaku – Në stërvitjën e djeshme, me grupin është bashkuar dhe mbrojtësi gjirokastrit Simo Rrumbullaku. Pas një kohe relativisht të gjatë 24-vjeçari është bashkuar me grupin duke marrë ngarkesën e plotë. Mbrojtësit do i duhet që të punojë shumë që të arrijë shokët e skuadrës dhe të mbërrijë në formën që ishte më para.