cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Një vit pa humbje, Gjici: E meritojmë titullin, kemi edhe 6 finale të mbetura!

  • April 26, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 95 Views

Skuadra e Kukësit ka thyer rekorde këtë vit, pasi ka një vit pa humbje në Kategorinë Superiore. E fundit më 25 Prill 2016, kur u thyen në shtëpi nga Partizani. 35 ndeshje në total: një rekord i nisur me tre fitore në fund të edicionit të kaluar, për të vijuar me 16 fitore dhe 14 barazime në këtë sezon. Presidenti Safet Gjici ka dhënë një intervistë për \”Super sport\”, duke folur në lidhje me këtë rekord dhe kampionatin.

Rekordi – \”Me këto rezultate shumë të mira dhe gjatë gjithë sezonit si rallë herë, ku asnjë ekip nuk ka arritur ndonjëherë që të mos humbasë asnjë ndeshje, besoj që janë pjekur kushtet pas pesë vitesh investim, që ta marrim titullin në Kukës. E meriton ai qytet, e meriton veriu ta marrim kampionatin. Nëse do të arrijmë finishin besoj që e kemi arritur me meritë”.

Trofeu – \”Kemi një vit pa humbje, por kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk do të arrijmë të marrim titullin. Do të jetë thjesht një statistikë. Kemi gjashtë ndeshje, gjashtë finale shumë të vështira dhe me rivalë direkt. Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë nga ndeshjet. Besojmë që ndeshja e radhës me Laçin në Kukës do të jetë shumë e vështirë. I bëj thirrje lojtarëve dhe stafit teknik që të mos jenë euforikë, sepse asgjë nuk ka përfunduar. Natyrisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivin kryesor, por është luftë e madhe deri në fund”.

Gara dhe arbitrimi –  “Padiskutim që arbitrimi duhet të jetë shumë korrekt. Nuk duhet të ndikojë në rezultat ashtu siç bëri me Kukësin në Kukës. Pastaj rivalët, kur kanë problemet e tyre, mund të flasin për Kukësin apo për ekipet e tjera. Por, ne kemi gjetur një rrugë: të merremi me Kukësin, te merremi me veten dhe të shikojmë punët tona. Bëjmë thirrje që arbitrat të gjykojnë drejt, jo vetëm për Kukësin por për të gjitha skuadrat. Rezultatin ta marrin vetë ekipet në fushë, deri në fund, kush ta fitojë me meritë kampionatin. Natyrisht do të jem i pari unë që ta uroj dhe ti them suksese”.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.