Skuadra e Kukësit ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen ndaj Tiranës. Ekipi i trajneri Ernest Gjoka ka zhvilluar seancën e fundit para takimit me bardheblutë. Seanca e fundit ka pasur karakter teknik-taktik dhe ka pasur një kohëzgjatje rreth 60-minuta.
Trajneri Ernest Gjoka i ka qartësuar idetë në lidhje me formacionin që do të hedhë nga minuta e parë dhe ka dhënë këshillat e fundit nga fusha e blertë. Lojtarët janë në formë dhe atmosfera është mjaft pozitive.
Ndeshja ndaj Tiranës do të luhet nesër, në orën 16:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”. Hyrja është falas.