U-19 / Kukësi – Porto 2-0
Shënues: Beshiri 20\’, Ibishi 24\’
Kukësi U-19: Basha, Cena, Thaçi, Kovaçi, Uka, Domi, Gjermizi, Beshiri, Kashtanjeva, Kumanova, Ibishi. Tr. Gëzim Shehu.
Një ftore me mjaft vlera ka arritur skuadra U-19 e Kukësit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Gëzim Shehur ka bërë detyrën duke mposhtur Porton me rezultatin 2-0. Ndeshja ka nisur mirë për verilindorët që janë hedhur në sulm që në minutat e para, pasi fitorja ishte i vetmi rezultat që duhej. Beshiri në minutën e 20-të dhe Ibishi në minutën e 24-të, i japin fitoren verilindorëve që tashmë shkojnë në kuotën e 20 pikëve dhe po luftojnë për mbijetesën. Kuksianët e rinj treguan karakter dhe arritën të mbanin deri në fund rezultatin. Ndeshja u ndjek edhe nga stafi teknik i ekipit të parë. Trajneri Ernest Gjoka ishte i pranishëm në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”.