F.K. Kukësi B – Luzi 3-1
Shënues: Mahmutaj 15\’, 85\’; Cenaj 63\’ / Xhiha 43\’
Kukësi B: Hasanbelli, Rami, Germizi, Tole, Muja, Cenaj, Gjuta, Toçilla, Halilaj, Sinani, Mahmutaj. Tr. Edmond Dalipi.
Skuadra e Kukësit ka arritur të fitojë me rezultatin 3 me 1 kundër Luzit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Edmond Dalipi ka dominuar takimin dhe si rezultat i kësaj ka arritur të fitojë në ndeshjen e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”. Vendasit kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1, pasi goli i Mahmutaj në minutën e 15-të është barazuar në minutën e 43-të nga miqtë me Xhihan. Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra verilindore është hedhur e gjitha në sulm. Kjo ka bërë që të shënojnë në minutën e 63-të me Cenajn duke kaluar në avantazh. Më pas, ishte Mahmutaj që vulosi rezultatin në 3 me 1, me golin në minutën e 85-të. Tashmë ekipi B është në vendin e 7-të në tabelën e renditjes.