cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Skuadra mbyll përgatitjet në Tiranë

  • April 21, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 98 Views

Skuadra e Kukësit ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Tiranë duke i dhënë fund përgatitjeve nga kryeqyteti. Trajneri Ernest Gjoka ka pasur në dispozicion futbollistët në orën 10:00 në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë. Ekipi ka aplikuar një seancë tekniko-taktike dhe numri një i pankinës së verilindorëve po mendon për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Shametidhe Dida nuk janë në gadishmërinë e stafit teknik, pasi edhe ditën e sotme kanë zhvilluar përgatitje të diferencuara nga pjesa tjetër e grupit. Ata janë në mbikqyerjen e stafit mjekësor dhe po punojnë që të kthehen sa më parë nën urdhrat e teknikut Gjoka.

NISJA – Skuadra do të nisë grumbullimin për ndeshjen ndaj Tiranës, ditën e sotme në Kukës. Verilindorët do të nisen pasdite në orën 16:30 nga Garda. Ndeshja ndaj bardhebluve do të zhvillohet ditën e diel, në orën 16:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”.

\"\" \"\" \"\" \"\" \"\" \"\"

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.