Skuadra e Kukësit ka vijuar me përgatitjet për ndeshjen ndaj Tiranës, takim që do të luhet ditën e diel, në orën 16:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka ka zhvilluar stërvitjen e radhës, në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë.
Grupi nuk ka qenë i plotë, pasi Shameti ka vijuar me programin e tij të diferencuar, Dida i është bashkuar skuadrës me stërvitje individuale, pas operimit në gju. Rrumbullaku vijon me riaftësimin e tij nga Greqia.
Grumbullimi – Skuadra e Kukësit do të zhvillojë seancën e radhës nesër në orën 10:00, në Pezë, ndërsa pasdite do të niset për Kukës. Ekipi do të futet në grumbullim që do të mbarojë pas ndeshjes me Tiranën.