Ditën e diel skuadra e Kukësit do të luajë kundër Tiranës, një prej 7 finaleve të mbetura. Ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”. Ekipi i F.K. Kukësit kryeson kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin. Skuadra ka nevojë për mbështetjen tuaj në këto sfida që kanë mbetur, prandaj të dielën kërkohet pjesëmarrje masive.
Presidenca e klubit për t\’ju ardhur në ndihmë ka menduar që edhe për sfidën ndaj bardhebluve dyert e stadiumit \”Zeqir Ymeri\” të jenë të hapura dhe të jetë hyrja falas. Prandaj, duhet të jemi të gjithë bashkë që të japim dorën për arritjen e sukseseve, pasi mos harroni se skuadra jonë ka 29 ndeshje pa humbje, një rekord absolut!