Ekipi i Kukësit ka nisur një program të ngjeshur për ditën e sotme. Stafi teknik ka menduar të zhvillojë dy seanca për ditën e sotme. Ekipi ka zhvilluar stërvitjen e parë në palestër. Skuadra është drejtuar për te qendra \”Nobis\”, në orën 10:00 dhe ka qendruar në urdhrat e stafit teknik për rreth 60-minuta.
Lojtarët e kanë marrë të plotë ngarkesën stërvitore, ndërkohë që me ekipin është rikthyer edhe mbrojtësi Bekim Dida. Ky i fundit ka filluar stërvitjen me grupin, pas operacionit që kaloi në gju.