cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjoka: Falenderoj djemtë për fitoren

  • April 15, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 98 Views

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur pas ndeshjes së fituar me Teutën. Numri një i pankinës është shfaqur i kënaqur për suksesin e skuadrës, por qëndron me këmbë në tokë dhe shmang euforinë në ekipin e tij.

Fitorja – “Ishte një fitore e madhe në këtë moment të kampionatit, duke pasur parasysh hapin fals që u bë më përpara. Nuk kishim asnjë alternativë tjetër ndaj për ne ka qenë një fitore shumë e madhe. Sot fitoren e bënë futbollistët, e interpretuan ndeshjen, e interpretuan lojën me pjekuri dhe fitorja i dedikohet atyre. Ata u treguan shumë të qetë dhe e përgatitën ndeshjen siç duhet nga ana profesionale, me qetësi dhe të gatshëm për ta goditur kundërshtarin në momentet e duhura”.

Kampionati – “Ky kampionat është shumë i fortë, është një kampionat që do të na japë qetësi vetëm në fund të fazës së katërt nëse do të arrijmë objektivin tonë madhor. Ndaj mos na kërkoni qetësi pa mbaruar gara”.

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.