cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi mbyll përgatitjet për ndeshjen me Teutën, skuadra udhëton drejt Durrësit

  • April 14, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 41 Views

Skuadra e Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Teutës. Trajneri Ernest Gjoka ka mbyllur përgatitjet me një seancë të fundit në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë. Lojtarët kanë filluar punë në orën 17:00.

Ekipi ka zhvilluar një program tekniko-taktik. Ai ka dhënë edhe udhëzimet e fundit dhe ka qartësuar edhe idetë se kush do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

Udhëtimi – Pas seancës stërvitore, ekipi është nisur menjëherë drejt Durrësit pas seancë stërvitore. Skuadra do të kalojë natën në një prej hoteleve të qytetit bregdetar nga ku do të presë edhe sfidën e kampionatit. Takimi ndaj Teutës do të luhet nesër në stadiumin \”Niko Dovana\”, në orën 19:00.

\"\" \"\" \"\" \"\" \"\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.