Skuadra e Kukësit U-17 ka zhvilluar një miqësore me homologët e tyre të Shkëndijës së Prishtinës. Ky takim është luajtur në kuadër të bashkëpunimit me ekipet mike nga Kosova. Kjo pasi emri i mirë që ka krijuar ekipi i Kukësit në Shqipëri ka bërë që të thithë tifozë nga shteti fqinj.
Takimi – Ndonse rezultati del në plan të dytë në të tilla takime, skuadra e Kukësit U-17 e drejtuar nga trajneri Agim Belaj ka fituar me rezultatin 3-2. Sfida ka pasur mjaft emocione dhe ka sjellë edhe momente të bukura. Ndeshja është karakterizuar nga një luftë e pastër sportive dhe gjithmonë lojtarët kanë pasur një sjellje \”Fair Play\”.
Në fund ka pasur vend edhe për foto vëllazore mes lojtarëve dhe stafeve teknike.