Skuadra e Kukësit ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kompleksin \”internacional\”, në Pezë. Ekipi është rreshtuar në fushë rreth orës 16:00. Stafi teknik ka zhvilluar një seancë tekniko-taktike. Grupi ka qenë i plotë dhe nuk ka probleme. Koliçi dhe Shameti që kanë shqetësuar në ditët e fundit i kanë kaluar krejtësisht problemet dhe kanë marrë ngarkesën e plotë. Mungesa e vetme vazhdon të jetë ajo e Rumbullakut që vazhdon fazën e rikuperimit në Greqi.
Trajneri Gjoka po mendon edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë për ndeshjen që do të zhvillohet kundër Teutës, ditën e shtunë, në stadiumin \”Niko Dovana\”, në orën 19:00.
Grumbullimi – Kukësi është grumbulluar pas seancës së sotme stërvitore. Stafi teknik kërkon të mbajë të përqendruar futbollistët dhe të mendojnë vetëm për takimin e së shtunës. Grumbullimi do të mbarojë pas përfundimit të takimit.