cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Arbitri i mohon fitoren U-19

  • April 8, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 38 Views

U-19/ F.K. Kukësi – Internacional 1-2

F.K. Kukësi: Basha, Kovaci, Curri, Palushi, Uka, Kashtanjeva, Gjermizi, Kumanova, Domi, Beshiri, Ibishi. Trajner: Gëzim Shehu

Gjyqtarët: Jetmir Podgorica, Arlind Pirani, Klejdi Shema.

Skuadrës së F.K. Kukësit U-19 i është mohuar fitorja ndaj Internacionalit. Gjyqtarët e ndeshjes i kanë dhuruar ekipit kundërshtar 3 pikët, pasi ndeshja ishte duke u udhëhequr nga verilindorët me rezultatin 1-0. Në fund të ndeshjes arbitri ka akorduar dy penallti të paqena duke i dhuruar miqve fitoren.

Klubi i Kukësit është shumë i indinjuar me arbitrimin e ndeshjes, pasi është kjo treshe gjyqtarësh që edhe në rastet e tjera ka penalizuar skuadrat e verilindorëve, kujtojmë ndeshjen e humbur të Kukësit B ndaj Vorës.

Verilindorët shprehin keqardhjen e tyre për përbaltjen e punës dhe djersës së lojtarëve të ekipit të të rinjve.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.