Skuadra e Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve në Tiranë. Ekipi ka zhvilluar edhe seancën e fundit në orë 10:30, të paradites. Përgatitjet janë zhvilluar në kompleksin \”internacional\”, në Pezë. Trajneri Ernest Gjoka ka zhvilluar një seancë tekniko-taktike dhe po qartëson edhe idetë për formacionin që do të hedhë nga minuta e parë. Gjendja është optimale dhe atmosfera mjaft pozitive. Shqetësimet e vetme mbeten ato të Shametit dhe Koliçit që priten të jenë gati për sfidën ndaj Vllaznisë.
Pasdite, skuadra është nisur nga Tirana drejt Kukësit, në orën 16:30. Ekipi do t\’i mbyllë përgatitjet nga stadiumi \”Zeqir Ymeri\”, në mënyrë që të ambientohet më mirë me klimën dhe tapetin e stadiumit.