Kukësi ka rinisur sot përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë. Stafi teknik ka vendosur që të aplikojë vetëm një seancë stërvitore gjatë ditës së sotme. Të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm në orën 16:00, ku kanë nisur punën nga kompleksi \”Internacional\”, në Pezë.
Seanca ka zgjatur për 90-minuta dhe stafi teknik ka aplikuar një program të alternuar me ushtrime fizike dhe teknike. Futbollistët janë në formë të mirë, ndërsa atmosfera është mjaft pozitive.