cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjoka: Duhet të shmangim gabimet

  • April 2, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 45 Views

Trajneri Ernest Gjoka ka folur pas ndeshjes në prononcimin e zakonshëm për \”Supersport\”. Tekniku i gëzohet marrjes së 3 pikëshit, por nuk është i kënaqur në mënyrën e pësimit të golave.

Fitorja – “Nuk jemi gëzuar ende të gjithë bashkë me skuadrën brenda, se po vrasim mendjen, se po themi pse kaq panik. Ne duhet të bëjmë lojën tonë, të jemi të qetë të menaxhojmë situatat. Sigurisht, këto janë momente të vështira se në çdo ndeshje na kërkohet maksimumi dhe kur na kërkohet maksimumi duhet të jemi shumë të përqendruar. Të shmangim gabimet dhe të punojmë më fort për ndeshjet në vazhdim\”.

Karioka në mbrojtje – “Në këtë moment ishte e vetmja alternativë, se edhe Meminin nuk e fus dot në krah, më të mirën e jep në qendër\”.

Pathyeshmëria në kampionat – “Janë disa gjëra që janë përputhur për suksesin. Çdo futbollist te ne ka një uri dhe ego të jashtëzakonshme për t’i shkuar rrugës deri në fund. Ndoshta këta janë disa elementë që bëjnë diferencën”.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.