Pushimet e ndeshjeve të kombëtareve kanë përfunduar. Tani është koha për t\’u rikthyer në Kategorinë Superiore.
Skuadra e Kukësit sot mbylli përgatitjet para ndeshjes me Luftëtarin, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin \”Zeqir Ymeri\” në orën 16:00. Lojtarët e trajnerit Ernest Gjoka janë në formë të mirë dhe shumë të motivuar për të arritur suksesin e radhës përballë gjirokastritëve.
Verilindorët janë plotësisht të përqendruar te pjesa e mbetur e kampionatit, duke mos harruar synimin e madh: fitimin e titullit kampion, një ëndërr mëse legjitime këtë sezon.