Skuadra e F.K. Kukësit i ka mbyllur përgatitjet në Tiranë. Ekipi ka zhvilluar edhe seancën e fundit në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë. Përgatitjet janë zhvilluar në orën 10:00. Trajneri Ernest Gjoka ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët, përveç Rrumbullakut, i cili vazhdon fazën e rikuperimit pas dëmtimit.
Trajneri ka aplikuar një seancë rreth 90-minutëshe me ushtrime të alternuara fizike dhe teknike. Numri një i pankinës ka dhënë edhe udhëzimet për lojtarët e tij. Tekniku i verilindorëve, po qartëson edhe idetë për formacionin që do të hedhë në fushë, ditën e diel, në orën 16:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”.