cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Rrumbullaku: Rikthehem më i fortë, fitojmë me Luftëtarin

  • March 31, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 110 Views

Mbrojtësi Simo Rrumbullaku ka pësuar një dëmtim në gju, në një moment kyç të sezonit. Kjo e ka detyruar titullarin e Kukësit që të ndalet në \”pit-stop\” dhe të bëjë një operacion ne gju. Ai e ka bërë në Athinë dhe gjithçka ka kaluar me sukses. Tashmë, Simo flet për sajtin e klubit ku tregon për operacionin, por edhe hedh \”bastin\” e tij për ndeshjen ndaj Luftëtarit.

\"\"

Dëmtimi – \”Më vjen shumë keq që ndodhi në këtë pikë kyçe të sezonit, por isha i pafat. Kam kryer operacionin në Athinë dhe gjithçka ka shkuar me sukses. Tashmë, më duhet të filloj dhe të punoj fort që të rikthehem shpejt në gadishmëri të ekipi. Besoj se do të kthehem më i fortë\”.

Luftëtari – \”Jam i sigurt se ekipi do të fitojë edhe pa mua. Kam folur me shokët dhe janë shumë të motivuar. Besoj se do të ia dalin me sukses. Unë nuk do të jem në fushë, por do t\’i mbështes maksimalisht si tifoz\”, – shprehet Rrumbullaku për sajtin e klubit.

\"\"
Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.