Skuadra e Kukësit ka lënë qytetin e Tiranës dhe ka nisur udhëtimin drejt Kukësit. Ekipi verilindor është nisur nga kryeqyteti në orën 16:30. Lojtarët dhe stafi do të akomodohen në hotel \”Gjallica\”.
Stafi teknik ka vendosur që të akomodohet 2 ditë përpara në Kukës, në mënyrë që stërvitjen e fundit përpara takimit me Luftëtarin ta zhvillojë në stadium. Ndeshja luhet ditën e diel në orën 16:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”.
Grupi i lojtarëve gëzon një formë të mirë.