U-17 / Internacional Tr. – Kukësi 0 -0
Kukësi: Kuqi, Elezaj, Bytyçi, Duraku (Rakaj 41’), Jakupi, Deda (Nërguti 54’), Osmani (E. Ademaj 58’), Shahu (J. Ademaj 51’), Hallaçi, Ademi, Kovaçi. Trajner: A. Belaj.
Ekipi U-17 i Kukësit ka arritur të marrë një pikë në kryeqytet përballë homologëve të tyre të ekipit të Internacionalit. Ndeshja e luajtur mes kësaj grupmoshe ka qenë mjaft e luftuar dhe skuadrat në fund kanë ndarë 1 pikë. Ekipi i trajnerit Agim Belaj mban vendin e shtatë me 24 pikë dhe tashmë e ka siguruar qëndrimin në kategorinë superiore.
U-19 / Partizani – Kukësi 3- 1
Shënues: Ibishi 89’
Kukësi: Basha, Cena (Shehu 30’- Thaçi 46’), Curri, Uka, Duraku (Adili 66’), Matranxha, Domi, Gjermizi, Kumanova (Ibishi 65’), Kashtanjeva, Beshiri (Gjana 46’). Trajner: R. Shehu
Skuadra e Kukësit U-19 nuk ka arritur përsëri të marrë një rezultat pozitiv dhe seleksionon humbjen e radhës. Velrindorët kjanë mposhtur me rezultatin 3 me 1 në kryeqytet. Goli për ekipin tonë është shënuar nga Ibishi në minutën e 89-të.
Kuksianët mbajnë vendin e fundit të tabelës me 14 pikë, po aq sa Internacionali i vendit të parafundit. Shpresojmë që kjo skuadër të rikthehet te fitorja, pasi rrezikon edhe rënien nga Kategoria.