Skuadra e Kukësit ka zhvilluar dy seanca stërvitore ditën e sotme. Ekip, paradite ka një seancë në palestër, ndërsa pasdite ka zbritur në fushën e kompleksit sportiv \”Internacional\”, në Pezë. Trajneri Ernest Gjoka ka filluar seancën në orën 16:00.
Ekipi ka zhvilluar përgatitje për rreth 90-minuta me ushtrime të alternuara fizike dhe teknike. Atmosfera në skuadër është mjaft e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të motivuar për ndeshjen e së dielës kundër Luftëtarit. Takim ky që do të luhet në orën 16:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”, në Kukës.