Mesfushori Edon Hasani ka shkëputur marrëdhëniet me ekipin e Kukësit. Shkodrani ka pasur një takim me presidentin Safet Gjici, dhe kanë rënë dakort që bashkëpunimi mes palëve të përfundojë këtu. 25-vjeçari i është bashkuar klubit në vitin 2014 dhe ka arritur të fitojë edhe dy trofe me klubin verilindor, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Kukësi e falenderon për kontributin e tij dhe i uron suksese në karrierën futbollistike.