Skuadra e Kukësit ka rifilluar përgatitjet për ndeshjen ndaj Luftëtarit në Kukës. Takim ky që do të zhvillohet në orën 16:00, në stadiumi \”Zeqir Ymeri\”. Trajneri Ernest Gjoka pas një dite pushim me ka filluar punën me lojtarët nga kompleksi sportiv “Internacional”, në Pezë. Seanca është zhvilluar në orën 16:00.
Trajneri Ernest Gjoka ka aplikuar një sancë fiziko-teknike. Cirkuitet atletike dhe ushtrimet me topin kanë qenë mbizotëruese në këtë seancë.
Rikthimi – Lajme të mira për stafin teknik, pasi futbollisti Entonjo Pashaji është rikthyer në dispozicion të teknikut Gjoka.