cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Miqësorja / F.C Liria – F.K. Kukësi 3-3

  • March 25, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 35 Views

Miqësorja / F.C Liria – F.K. Kukësi 3-3

Shënues: Fetahaj, Mustafa, Gashi / Rangel, Pejiç (x2)

F.K. Kukësi: Koliçi, Shameti, Memini, Çema, Imami, Lena, Greca, Hasani, Dvornekoviç, Lushtaku, Rangel. (U aktivizuan: Koci, Rr. Hallaçi, V. Hallaçi, Pejiç, Emini, Musolli, Domi, Koldashi, Rami, Hasanbelli).  Tr. Ernest Gjoka

Ka përfunduar miqësorja ndërmjet Lirisë dhe F.K. Kukësit me rezultatin e përgjithshëm 3 me 3. Ndeshja ka shkuar në harmoni të plotë dhe të dy skuadrat kanë treguar \”fair-play\” në fushën e lojës. Përtej, rezultatit që del në plan të dytë trajneri Gjoka ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka pasur në dispozicion. Për kronikë, pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me fitoren e Kukësit, me rrezultatin e ngushtë 0-1. Golin e vetëm për Kukësin e ka shënuar sulmuesi brazilian Rangel.

Në pjesën e dytë kanë qenë vendasit që kanë kthyer rezultatin duke e çuar rezultatin në 2 me 1. Pejiç ka barazuar rezultatin në dy me dy, ndërsa vendasit kanë trefishuar shifrat. Në fund ka qenë sulmuesi kroat që ka barazuar dhe ka vulosur rezultatin në 3 me 3.

Takimi është ndjekur nga afër edhe nga presidenti Safet Gjici që është takuar edhe me homologët e Lirisë së Prizrenit me shumë dashamirësi. Takimi ka zgjuar edhe interesin e tifozerisë vendase që ka qenë në një numër të konsiderueshëm në tribunat e stadiumit \”Përparim Thaçi\”.

\"\" \"\" \"\" \"\" \"\" \"\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.