Skuadra e Kukësit ka mbyllur përgatitjet për takimin miqësor ndaj Lirisë së Prizrenit. Ekipi i ka dhënë fund me seancës stërvitore të zhvilluar ditën e sotme në kompleksin sportiv “Interncional”, në Pezë. Seanca është zhvilluar në orën 16:00. Tekniku Gjoka ka zhvilluar një seancë të karakterit tekniko-taktik duke u nisur edhe nga fakti se ndeshja do të luhet nesër.
Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Prizrenit për zhvillimin e takimin miqësor me Lirinë e Prizrenit. Kukësi do të niset nga Tirana në orën 09:30. Sfida zhvillohet në orën 15:00, në stadiumin “Përparim Thaçi”, të Prizrenit. Ju ftojmë të jeni të pranishëm në vëllazëroren e nesërme.