Skuadra e Kuykësit ka mbyllur përgatitjet për ditën e sotme. Stërvitja Tekniku Ernest Gjoka ka zhvilluar përgatitjet në orën 16:30, në fushën e kompleksit “Internacional”, në Pezë.
Përgatitjet kanë qenë të alternuar nga cirkuitet atletike e deri te ushtrimet me top. Skuadra ka zhvilluar edhe një lojë në fund që ka prodhuar edhe mjaft batuta mes lojtarëve. Atmosfera është mjaft pozitive dhe e qetë.