Mbrojtësi i F.K. Kukësit, Albi Alla, është grumbulluar nga trajneri Xhani De Biasi me ekipin e Shqipërisë. Alla do të jetë në dispozicion të trajnerit kuqezi për dy ndeshjet e radhës të Përfaqësues për ndeshjen ndaj Italisë më 24 mars dhe ndeshjen miqësore ndaj Bosnja Hercegovinës më 28 mars.
Në zyrat e klubit ka ardhur edhe ftesa zyrtare për qendërmbrojtësin pogradecar. Alla do të jetë në dispozicion të kombëtares nga data 19 deri më 29 mars. Ky është grumbullimi i parë për mbrojtësin e skuadrës verilindore.
Klubi i Kukësit i uron suksese mbrojtësit Alla!