cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Moshat / Javë e keqe, humbin U-17 dhe U-19

  • March 19, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 97 Views

Një javë e keqe ka qenë për moshat e F.K. Kukësit. Ekipi U-17 dhe U-19 kanë humbur të dyja me homologët e Partizanit. Verilindorët kanë humbur me të njëjtin rezultat 3-0.

U-17 / Partizani 3- 0 Kukësi

Kukësi: Kuqi, Elezaj, Bytyçi, Duraku, Jakupi (Raqaj 21’), Deda (Hajdari 72’), Osmani (Ademaj 66’), Shahu, Hallaçi (Merguti 70’), Ademi, Kovaçi (Gashi 70’). Trajner: A. Bela

Një ndeshje pa shumë histori mes vendasve të Partizanit dhe miqve nga Kukësi. Ekipi i trajnerit Bela nuk ka pasur fuqi për të përballuar vendasit. Goli i parë është pasur shumë shpejt që në minutën e 19-të. 1-0 mbyllet pjesa e parë, ndërsa dy gola i pësojmë në pjesën e dytë. Ekipi renditet në vendin e 7-të dhe nuk rrezikon rënien nga kategoria.

 

U-19 / Partizani 3- 0 Kukësi

Kukësi: Basha, Cena, Curri, Kovaçi, Shehu, Kashtanjeva, Gjermizi, Duraku, Domi, Kumanova, Ibishi.

Ekipi U-19 nuk arrin të dalë me pikë nga kryqyteti. Ekipi i Kukësit ka humbur me rezultatin 3-0 dhe tashmë rrezikon edhe rënien nga kategoria. Ndeshja e ekipit U-19 ka qenë fotokopje e të paratërinjve, pasi një gol është pësuar në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë. Ekipi i të rinjve renditet në vendin e fundit me 14 pikë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.