Java e 26-të / Skënderbeu – Kukësi 1-1
Shënues: Latifi 14\’ / Kale 89\’
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Musolli, Lena (Lushtaku 83′), Hasani (Kale 78′), Dvornekoviç (Emini 64′), Karioka, Pejiç
Trajner: Ernest Gjoka
Skuadra e Kukësit nuk njeh humbjen në Su[erligë. Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka ka marrë një pikë me mjaft vlerë edhe me skuadrën e Skënderbeut. Fillimisht ishin korçarët që shënuan me Latifin dhe më pas skuadra e Kukësit mori frenat e lojës. Ekipi bëri një 90-minutësh mjaft të mirë dhe arriti të ngrinte kokën duke gjetur edhe barazimin me golin fantastik të Kalesë me një goditje fluturimthi në minutën e 89-të. Pas këtij takimi, Kukësi vazhdon kryesimin me 52 pikë, ndërsa Skënderbeu e ndjek në vendin e dytë me 50 pikë.