Skuadra e F.K. Kukësit ka zhviluar përgatitjet ditën e sotme në kuadër të ndeshjes ndaj Skënderbeut, që do të zhvillohet, ditën e premte, ora 18:00, në stadiumin “Skënderbeu”. Ekipi ka zbritur në fushën e kompleksit “Internacional”, në Pezë, rreth orës 16:00. E gjithë skuadra ka qenë e plotë dhe nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka, përpor Shametit që ka vijuar me programin individual. Tekniku ka aplikuar një seancës tekniko-taktike dhe po përgatit ndeshjen ndaj Skënderbeut.
Ditën e sotme, stafi teknik ka aplikuar dy seanca. Paradite në palestër, ndërsa pasdite në fushën e kompleksit \”Internacional\”, në Pezë.