cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Skuadra rifillon përgatitjet, Emini dhe Memini me grupin, Shameti i diferencuar

  • March 13, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 109 Views

Skuadra e Kukësit ka rifilluar përgatitjet për ndeshjen ndaj Skënderbeut në Korçë. Takim ky që do të zhvillohet në orën 18:00. Trajneri Ernest Gjoka pas një dite pushim me seanca riaftësimi ka filluar punën me lojtarët nga kompleksi sportiv \”Internacional\”, në Pezë. Seanca është zhvilluar në orën 11:00.

Trajneri Ernest Gjoka ka aplikuar një sancë fiziko-teknike. Cirkuitet atletike dhe ushtrimet me topin kanë qenë mbizotëruese në këtë seancë.

Rikthimet – Lajme të mira para Skënderbeut, pasi sulmuesi Emini dhe mbrojtësi Memini kanë zhvilluar stërvitje me grupin. Ata janë vendosur nën urdhrat e trajnerit Gjoka.

Shameti – Mbrojtësi ka zhvilluar stërvitje të diferencuar. Ai po punon me program individual që të jetë gati për ndeshjen e së premtes.

\"\" \"\" \"\" \"\" \"\" \"\" \"\" \"\" \"\" \"\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.