cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Hasani: I lumtur te Kukësi, nuk kam asnjë kontakt me Skënderbeun

  • March 13, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 97 Views

Mesfushori i F.K. Kukësit, Edon Hasani, ka dhënë një prononcim për sajtin e klubit në lidhje me ndeshjen ndaj Skënderbeut, por edhe zërat e fundit që e lidhin me klubin korçar dhe \”tratativat\” e mundshme mes tij dhe drejtuesve të Skënderbeut. Shkodrani i mohon kategorikisht këto zëra që i sheh si \”shashka\” para ndeshjes.

Reagimi – \”Në radhë parë dua të them se jam shumë  i lumtur te Kukësi dhe më vjen mirë që jemi në vend të parë. Besoj dhe shpresoj se do ta mbajmë deri në fund. Unë do të jap maksimumin për këtë gjë. Në lidhje me shkrimet e fundit që më lidhin me një kalim të mundshëm te Skënderbeu dua të sqaroj të gjithë opinionin se janë krejtësisht të pavërteta dhe të pabaza. Mendoj se janë “shashka” për të prishur ambientin para ndeshjes, por nuk ndikojnë te unë as te ekipi, pasi jemi të përqendruar maksimalisht te ndeshja”.

Ndeshja – “Është një ndeshje mjaft e fortë dhe rëndësishme. Kemi nisur punën dhe besoj se do të dalim me rezultat pozitiv nga Korça. Ne duam fitore dhe 3 pikët”.

Kukësi – “Jam i lumtur me ekipin verilindor dhe pata shumë emocione ndeshjen e fundit si kapiten. Shpresoj që në fund të kampionatit të fitojmë titullin si një dhuratë për presidentin Gjici dhe tifozerinë kuksiane”.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.