U-17 / Kovaçi nderon Kukësin
Kukësi – Olimpik 1-0
Shënues: Kovaçi
Kukësi U-17: Kuqi, Elezaj, Bytyçi, Osmani, Jakupi, Shahu, Deda, Rakaj, Hallaçi, Kovaçi, Ademi. Tr. A.Belaj.
Skuadra e trajnerit Agim Belaj ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1-0 përballë homologëve të tyre të Olimpikut. Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar dhe me emocione të forta. Të dyja skuadrat kanë dhuruar një përformancë të mirë, por ka bërë diferencën një gol i Kovaçit në minutën e 55-të. Kaq ka mjaftuar për djemtë e trajnerit Agim Belaj për ta mbyllur ndeshjen në avantazh dhe për të koleksionuar 3 pikët. Tashmë, ky ekip mban vendin e 6-të në renditje.
U-19/ Kuksianët fitojnë thellë
Kukësi – Brians 3-0
Shënues: Gjana, Kumanova, Kovaçi
Kukësi U-19: Basha, Cena, Curri, Kovaçi, Shehu, Gjana, Duraku, Gjermizi, Axhami, Kumanova, Adili.
Një fitore të pastër ka arritur skuadra e 19-vjeçarëve të Kukësit. Ata kanë fituar me rezultatin 3 me 0. kuksianët e kanë nisur me vrull sfidën dhe kanë kërkuar fitoren që në minutat e para. Gjithsesi, pjesa e parë pavarësisht rasteve ka përfunduar me shifrat e barabarta 0-0. Në pjesën e dytë verilindorët kanë arritur të shënojnë 3 herë. Gjana fillimisht dhe më pas Kumanova dhe Kovaçi kanë mbyllur llogaritë. Tashmë, ekipi kuksian është në vendin e 8-të me 14-të pikë.