cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Skuadra mbyll përgatitjet për ndeshjen me Korabin

  • March 10, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 27 Views

Skuadra e Kukësit ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Korabin. Ekipi verilindor i ka dhënë fund përgatitjeve me seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në orën 11:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeir\”. Trajneri Ernest Gjoka ka pasur në dispozion të gjithë lojtarët që ka grumbulluar për takimin e nesërm, që do të zhvillohet, në orën 14:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”.

Trajneri ka aplikuar një seancë tekniko-taktike dhe ka dhënë edhe udhëzimet e fundit para ndeshjes me Korabin. Ditën e nesërme shpresohet të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe të tifozerisë në shkallët e stadiumit pa harruar faktin se dyert janë të hapura dhe hyrja është e lirë, pa bileta.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.