Skuadra e Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve në Tiranë, me seancën e zhvilluar ditën e sotme, në orën 11:00. Përgatitjet janë zhvilluar në kompleksin “Internacional”, në Pezë. Trajneri Ernest Gjoka ka zhvilluar një seancë tekniko-taktike. Futbollistët kanë shfaqur përqendrim dhe besojnë se do të kthehen te fitorja në ndeshjen ndaj Korabit.
Grumbullimi – Ekipi është grumbulluar në Kukës. Skuadra është nisur për rrugë në orën 16:00 dhe do të kalojnë natën në qytetin verilindor dhe do të zhvillojnë stërvitje nesër në stadiumin “Zeqir Ymeri”.