Skuadra e Kukësit kaq nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Korabit, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00, në stadiumin \”zeqir Ymeri\”. Trajneri Ernest Gjoka ka pasur nën urdhrat e tij lojtarët në orën 11:00, në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë. Tekniku ka zhvilluar një seancë fiziko-teknike. Skuadra i është nënshtruar cirkuiteve me ngarkesa fizike dhe ushtrimeve me top.
Dëmtimet – Mesfushori Besar Musolli i është bashkuar grupit dhe ka zhvilluar stërvitje me grupin, duke marrë ngarkesën e plotë fizike. Rexhep Mimini ka zhvilluar stërvitje të diferencuar gjatë seancës së sotme, ndërsa Shameti dhe Emini nuk kanë qenë të pranishëm, pasi po i nënshtrohen një programi të specializuar.