cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Sqarim për mediat dhe opinionin publik

  • March 6, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 33 Views

Klubi i Kukësit kërkon që të sqarojë të gjithë opinionin publik në lidhje me mbarëvajtjen e ndeshjes në Vlorë dhe pritjes së bërë nga kampi kuqezi. Presidenti Safet Gjici ka dalë shumë i kënaqur nga mikpritja e presidentit Sinan Idrizi. Ata kanë shkëmbyer batuta mes njërit-tjetrit gjatë ndeshjes dhe kanë gjetur kohën për të pirë edhe një kafe mes tyre në pushimin e ndeshjes duke folur për sport, por edhe për politikë.

Prandaj, shkrimi i bërë nga gazeta “Panorama Sport” në lidhje me refuzimin e ftesës  së bërë nga presidenti Sinan Idrizi nuk qëndron. Duam t’i tërheqim vëmendjen të gjitha mediave të jenë të kujdesshme dhe të përgjegjshme në lidhje me atë që publikojnë, pasi përndryshe keqinformojnë  opinionin publik, si rasti në fjalë.
F.K. Kukësi me në krye presidentin Safet Gjici falenderon edhe njëherë presidentin Sinan Idrizi për mikpritjen e rezervuar në Vlorë dhe përgëzon ekipin e Flamurtarit për ndeshjen e zhvilluar, pasi u pa një luftë e pastër dhe e fortë sportive.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.