Trajneri Ernest Gjoka ka folur pas ndeshjes për \”SuperSport\”. Ai mendon se rezultati ishte i drejtë dhe beson se Kukësi i tij do të bëjë kthesën që në ndeshjen e ardhshme.
Rezultati – “Derisa përfundoi kështu them se ishte rezultat i drejtë. Ishte ndeshje e fortë, e luajtur nga të dy skuadrat. E dinim se do të ishte e tillë. Gjithsesi nuk ishte paraqitja jonë e zakonshme sot”.
Titulli – “Asnjë vit nuk është e lehtë, ne po përpiqemi të bëjmë maksimumin, këtu është e gjithë diferenca. Gara ka qenë treshe që në krye të herës, nuk filloi sot e tillë”.
Prtishmëritë – “Unë besoj se stërvit një grup futbollistësh të cilët deri më sot nuk kanë zhgënjyer, kam besim te personaliteti i tyre. Po të jemi gjatë të gjithë kohës të përqendruar, do të shkojnë gjërat siç duhet, por sigurisht futbolli i ka të tre rezultatet brenda”.
Kartoni i Lenës – “Ishte një situatë e vështirë por u munduam ta interpretonim me lëvizje taktike. Në këto kushte gjithmonë duhet të bësh një zgjedhje dhe zakonisht janë aktorët në fushë që nuk e lënë që kundërshtari të bëjë diferencën. Sot në fushë e bënë shumë mirë”.
Dëmtimet – “Kjo më shqetëson më shumë. Emini ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe Shameti ka çarë gjurin. Më shqetëson shumë vazhdimësia shumë e rëndësishme”.