Ekipi i Kukësit ka mbyllur përgatitjet para ndeshjes me Flamurtarin. Skuadra i ka përfunduar përgatitjet nga kompleksi \”Internacional\”, Pezë, rreth orës 15:00. Trajneri Ernest Gjoka ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët. Seanca ka qenë e një karakteri tekniko-taktik. Seanca e fundit para ndeshjes me Flamurtarin ka qenë e përqendruar te dhënia e këshillave të fundit për titullarët.
Udhëtimi – Pas seancës stërvitore, ekipi është nisur drejt Vlorës menjëherë, pasi ka mbaruar stërvitja. Skuadra është akomoduar në një nga hotelet e qytetit nga ku do të presë edhe ndeshjen e nesërme.