cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi feston 87-vjetorin / Gjici: Gëzuar të gjithë kuksianëve

  • March 4, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 105 Views

Skuadra e F.K. Kukësit feston sot 87-vjetorin e krijimit. Klubi  u themelua më 4 mars 1930. Presidenti Safet Gjici në një prononcim për sajtin e klubit uron të gjithë tifozët kuksianë në këtë date të shënuar për klubin dhe dashamirësit e ekipit kuksianë.

Urimi  – Presidenti Safet Gjici përveç urimit i bën edhe një premtim tifozëve kuksianë. “Dua të uroj të gjithë kuksianët kudo që ndodhen në këtë ditë të shënuar për klubin tone. Kukësi sot feston 87-vjetorin e themelimit dhe më vjen mire që ky përvjetor  po e gjen në ditët e tij më të mira. Kryesojmë Superligën, jemi fitues të Kupës dhe Superkupës dhe kemi arritur suksese të mëdha në Europë. Megjithatë, kjo nuk do të na ndalë dhe do të vazhdojmë të punojmë akoma më fort për t’i sjellë të tjera trofe Kukësit dhe qytetarëve kuksianë. Dua të shpreh edhe krenarinë që ndjej që jam në krye të klubit të Kukësit, pasi po kontribuoj fort për të arritur sukseset me këtë skuadër dhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Nuk dua të zgjatem më shumë, por i premtoj tifozerisë kuksiane se nga unë, i pari i klubit, e deri te hallkat e fundit të tij, do të bëjmë maksimumin për të sjellë titullin në qytetin tone. I uroj rrugëtim të gjatë klubit të Kukësit dhe ta mbështesim sa më fort. Forca Kukësi”.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.