cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Musolli i diferencuar, nesër nisja drejt Vlorës

  • March 3, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 91 Views

Skuadra e F.K. Kukësit ka zhviluar përgatitjet ditën e sotme në kuadër të ndeshjes ndaj Flamurtarit, që do të zhvillohet, ditën e diel, ora 17:00, në stadiumin \”Flamurtari\”. Ekipi ka zbritur në fushën e kompleksit \”Internacional\”, në Pezë, rreth orës 11:00. E gjithaë skuadra ka qenë e plotë dhe nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Tekniku ka aplikuar një seancës tekniko-taktike ku po jep edhe detyrat e fundit para takimit me vlonjatët dhe qartëson edhe idetë për formacionin titullar. Dvornekoviç i është bashkuar skuadrës dhe po vijon stërvitje me ngarkesë të plotë.

Musolli – Mesfushori ka vijuar me programin e tij individual dhe në mënyrë të diferencuar. Ai nuk është bashkuar me pjesën tjetër të grupit.

Udhëtimi – Ekipi i Kukësit do të vijojë edhe ditën e nesërme rreth orës 15:00, në Pezë. Skuadra do të niset menjëherë pas seancës stërvitore drejt qytetit të Vlorës ku do të akomodohet në një nga hotelet e qytetet.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.