cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Koliçi: Titulli, trofeu i fundit që duhet fituar

  • March 3, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 26 Views

 

Portieri i F.K. Kukësit, Enea Koliçi, është shpallur si lojtari më i mirë i muajit shkurt. \”Gardiani\” i portës kuksiane ka marrë sot çmimin e akorduar nga shoqata \”Sporti na Bashkon\”. Kryetari i kësaj shoqate, Gëzim Nushi, i ka dorëzuar çmimin portierit verilindor, në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi i Kukësit.

Nushi – \”Shoqata \’Sporti na Bashkon\’ vazhdon të nderojë personalitetet e sportit shqiptar. I radhës është portieri Enea Koliçi. Jam i lumtur që ky çmim i akordohet atij, pasi ka dhuruar përformanca shumë pozitive gjatë muajit shkurt dhe është një pikë e fortë e klubit kryesues të Superligës\”.

Koliçi – \”Falenderoj shoqatën \’Sporti na Bashkon\’ për këtë çmim dhe i jam shumë mirënjohës. Besoj se ky është një vlerësim individual, por që ka meritë e gjithë skuadra. Besoj se nuk do të ndalem këtu, pasi kam akoma edhe një trofe shumë të rëndësishëm për të ngritur. Fjala është për titullin kampion, si një ndër objektivat kryesore të klubit\”.

Përformancat – \”Po punojmë fort me profesor Gut Tafajn dhe këto rezultate vijnë edhe si pasojë e punës së madhe që po bëjmë. Besoj se mund të përmirësohemi akoma më shumë\”.

Pritja më e vështirë – \”Gjuajtja e Ekubanit në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit dhe ajo ndaj Salihit në Korçë\”.

Kukësi – \”Mendoj se jam përshtatur mjaft mirë me klubin dhe kampionatin shqiptar. Përformanca ime ka ardhur në rritje. Këtu ndihem mjaft mirë dhe do të vazhdoj të dhuroj pritje të mira dhe të jem pikë e fortë e skuadrës\”.

Flamurtari – \”Një ndeshje shumë e vështirë do të jetë ditën e dielë. Flamurtari ka një ekip shumë të mirë, pavarësisht problematikave që kanë. Ne do të shkojmë për fitore dhe besoj se do të ia dalim. Pika e tyre më e fortë është sulmi\”.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.