cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Nisin përgatitjet, Musolli dhe Dvornekoviç të diferencuar

  • February 28, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 39 Views

Skuadra e F.K. Kukësit ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Flamurtarin, takim ky që do të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari”, në Vlorë, në orën 17:00. Stafi teknik ka nisur përgatitjet ditën e sotme nga kompleksi sportiv “Internacional”, në Pezë. Futbollistët kanë dalë në fushë rreth orës 11:00. Trajneri Gjoka ka zhvilluar një seancë të karakterit fiziko-teknik. Atmosfera ka qenë pozitive dhe lojtarët kanë dhënë maksimumin në seancën stërvitore.

Dëmtimet – Kroati Matija Dvornekoviç dhe mesfushori Besar Musolli nuk kanë zhvilluar stërvitje me pjesën tjetër të grupit. Ata kanë zhvilluar program individual dhe kanë punuar në mënyrë të diferencuar. Stafi mjekësor po bën maksimumin që Musolli dhe Dvornekoviç të jenë të gatshëm për trajnerin Ernest Gjoka në ndeshjen e së dielës ndaj Flamurtarit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.