cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi vazhdon me rekordet në Europë

  • February 28, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 48 Views

Ekipi i F.K. Kukësit është i pamposhtur në kampionat edhe pse kanë kaluar 23 javë të luajtura. Ky është një rekord që po vendosin verilindorët në Shqipëri dhe po vazhdojnë ritimin e skuadrave të pamposhtura të Europës. Kukësi renditet për krah Celtic në Premiership në Skoci që ka 26 javë kampionat ka fituar 25 dhe barazuar vetëm një herë.

Skuadra jonë renditet pas Kobenhagen në Danimarkë  që ka luajtur 23 ndeshje, po aq sa Kukësi, por ka më shumë fitore. Klasifikimi vazhdon me ekipe të tjera që nuk kanë humbje, por kanë më pak ndeshje se kryesuesit e Superligës Shqiptare.

Rijeka në Kroaci ka 18 fitore dhe 4 barazime me 22 ndeshje të luajtura,  The Neë Saints në Wellsh, që ka 21 fitore në 22 takime të luajtura, ndërkohë që pak më pas qëndrojnë emra si Shakhtar Donets në Ukrainë që nuk humbet prej 19 ndeshjesh, apo Dudelange në Luksemburg që nuk humbet prej 16 takimesh.  Në Europë janë vetëm 6 skuadra që nuk kanë humbur dhe ekipi ynë mban vendin e tretë në renditje.

Padyshim, statistika që ja vlen të krenohemi!

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.