cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

“Shpërthen” ekipi B, manita ndaj Adës

  • February 27, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 36 Views

F.K. Kukësi B – Ada 5-1

Shënues: Koldashi 40’, 73’, Bytyçi 49’, 58’, Mahmuti 72’

Kukësi B: Hasanbelli, Tole (Muja 64’), Zylyftari, Gërmizi, Rami, Sadiku (Mema 66’), Gjuta (Ademi 72’), Koldashi, Grori, Bytyqi, Mahmutaj. Tr. Edmond Dalipi

Skuadra e dytë e Kukësit ka shpërthyer në ndeshjen e sotme ndaj rivalëve të Adës. Ekipi i trajnerit Edmond Dalipi ka dhuruar një performancë shumë të mirë duke shënuar plot 5 herë në portën e miqve. Goli i parë ka ardhur nga lojtarët e Adës në minutën e 5-të, por ka qenë Koldashi që ka kthyer barazimin në minutën e 40-të duke mbyllur pjesën e parë në barazim. Në të dytën u pa qartë dominimi fizik i lojtarëve verilindorë që shënuan edhe 4 herë të tjera në portën e kundërshtarëve. Bytyçi shënon dy gola në 49-ën dhe 58-ën. Mahmuti vendos emrin në listën e golashënuesve në të 72-ën, ndërsa Koldashi vetëm një minutë më pas do të shënonte edhe golin e dytë personal për të mbyllur gjithçka me rezultatin 5-1. Koldashi dhe Bytyçi spikatën në këtë ndeshje me dygolëshat e tyre. Ekipi i trajnerit Edmond Dalipi renditet në vendin e gjashtë me 22 pikë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.