Kukësi – Partizani 0-0
Kukësi: Koliçi; Hallaçi, Shameti, Alla, Rrumbullaku; Karioka, Lena, Hasani (Guri 80′), Kale (Lushtaku 66′); Emini (Rangel 86′), Pejiç. Trajner: Ernest Gjoka
Nuk mund të konsiderohet një rezultat i mirë, pasi Kukësi nuk arrin të marrë fitoren me Partizanin. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”, në orën 14:00, ka dhuruar praktikisht gjithçka përveç më të rëndësishmit golit. Skuadra e Kukësit dhe Partizanit kanë dhuruar një shfaqje të bukur sportive dhe tifozeritë e të dy skuadrave kanë përjetuar një 90-minutësh të luftuar. Ekipi verilindor edhe me mbështetjen e tifozerisë dhuroi një paraqitje shumë të mirë dhe e dominoi sfidën. Raste të panumërta dhe një gol i anluar dhe shtylla e Eminit, janë shumë për një takim që duhej fituar. Në krahun tjetër duhet përgëzuar edhe Koliçi për pritjet e tij spektakolare. Përfundimisht, ekipet ndajnë nga një pikë në fushën e lojës. Kukësi vazhdon të kryesojë me pikë të barabarta me Skënderbeu me pikë të barabarta 47.